Mësimdhënësi V.S i cili u arrestua një ditë më parë mbi dyshimet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë në Deçan, po del se ka kërcënuar e kanosur edhe një nxënës tjetër.
Kështu ka konfirmuar Prokuroria në Pejë me c’rast kanë kërkuar paraburgim për të dyshuarin për dy vepra penale, ngacmim seksual ndaj nxënëses dhe kanosje ndaj nxënësit që ka incizuar ngjarjen me telefon.
“Kërkesa per paraburgim është dorëzuar ne gjykate nga prokurori i shtetit për dy vepra penale ndaj te pandehurit. Sulm seksual dhe kanosje. Dyshohet se i pandehuri ka kanosur edhe personin qe ka bere video incizimin”, ka bërë të ditur Nikqi.
I njëjti është suspenduar gjatë ditës nga Drejtoria e Arsimit në Deçan, teksa pritet te dalë para gjykatës të mërkurën.


