KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviqi i del në mbrojtje kriminelit serb të arrestuar në veri
Politikë

Petkoviqi i del në mbrojtje kriminelit serb të arrestuar në veri

Kosova News
Kosova News 16:33 -13/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Millun Millenkoviq-Llune – i arrestuar të martën nga Policia e Kosovës – nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Në vend që të lirojë Radoshin dhe Dushanin, Kurti arreston një serb tjetër. Lune nuk ka precedentë penalë. Ai ka medalje të shumta që i ka fituar si sportist dhe trajner i shquar i klubit të kikboksit nga Mitrovica e Kosovës. Nuk ka dëshmi as ‘Nova.rs’ që thotë se organizatori i sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it është arrestuar”, ka thënë Petkoviq, raporton “Danas”.

Autoritetet kanë thënë se Millenkoviq ka qenë mbrapa sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, dy javë më parë.

Petkoviq ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd se, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në vend që t’i ulë tensionet, ai po dërgon forca të reja policore në veri të Kosovës.

Petkoviq i ka bërë thirrje KFOR-it që të reagojë urgjentisht dhe që t’i largojë forcat speciale nga veriu i Kosovës.

Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri në Facebook.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Sveçla njofton për arrestimin e njërit nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it, tre policë të lënduar në aksion

Gjithashtu lexoni:

Ndërpritet seanca/ Kurti kërkon kohë shtesë në kuvend për bisedimet me LDK-në rreth presidentit

Seanca e konstituimit të Kuvendit, betohen deputetët

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Kosova News 13/06/2023 13/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndërpritet seanca/ Kurti kërkon kohë shtesë në kuvend për bisedimet me LDK-në rreth presidentit
12:04 -06/08/2026
Seanca e konstituimit të Kuvendit, betohen deputetët
11:45 -06/08/2026
PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare
10:57 -06/08/2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
10:35 -06/08/2026
Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore
09:57 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?