Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të mbajë konferencë media.
Zyra e Kryeministrit njofton se kjo konferencë nis në ora 11:00.
Sot me mëngjes ambasadorët e vendeve të QUINT-it, i kanë shkuar në zyre Kurtit.
Takimi zgjati dy orë, por pas mbarimit asnjë nga ambasadorët nuk është deklaruar për media.
Me përfaqësues ndërkombëtarë, kryeministri Kurti zhvillon takime të përjavshme, e nuk dihet nëse edhe ky është i tillë.
Kujtojmë se të dielën, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për situatën e fundit të krijuar në veri dhe për raportet me Kurtin, tha se ai është partner, por është i vështirë.


