Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it kanë dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës, pas takimit që kanë mbajtur të martën në mëngjes me kryeministrin Albin Kurti.
Asnjë prej tyre nuk është deklaruar për media, duke lënë të paqartë nëse bëhej fjalë për një takim të rregullt pune apo për zhvillimet e fundit në veri.
Mbetët të pritet që detajet për këtë takim rreth dy orësh të bëhen të ditura në ndonjë deklaratë për media nga Qeveria e Kosovës apo vendet e QUIN-it.
Me përfaqësues ndërkombëtarë, kryeministri Kurti zhvillon takime të përjavshme, e nuk dihet nëse edhe ky është i tillë.
Kujtojmë se të dielën, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për situatën e fundit të krijuar në veri dhe për raportet me Kurtin, tha se ai është partner, por është i vështirë.


