Përfaqësues të QUINT-it i kanë shkuar në takim mëngjesin e së martës kryeministrit Albin Kurti.
Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, derisa ende nuk dihet nëse do të prononcohen për media pas takimit.
Me përfaqësues ndërkombëtarë, kryeministri Kurti zhvillon takime të përjavshme, e nuk dihet nëse edhe ky është i tillë.
Kujtojmë se të dielën, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për situatën e fundit të krijuar në veri dhe për raportet me Kurtin, tha se ai është partner, por është i vështirë.







