KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Lufta për çlirimin e Kosovës u bë nën flamurin shqiptar, projekti gjithnjë ka qenë i lirisë dhe barazisë për të gjithë
Politikë

Konjufca: Lufta për çlirimin e Kosovës u bë nën flamurin shqiptar, projekti gjithnjë ka qenë i lirisë dhe barazisë për të gjithë

Kosova News
Kosova News 19:39 -12/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 12 qershorit, 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti organizuan pritje shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë të tjerë të shumtë.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se 12 qershori 1999, është ndër datat më të rëndësishme për popullin tonë.

“Përveç ditë e rëndësishme e çlirimit nga Serbia, kjo është ditë e falënderimit dhe kujtimit dhe reflektimit tonë”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Sipas tij, në këtë ditë kujtohet rruga e gjatë dhe e vështirë që është kaluar në përpjekjet shekullore për t’i dhënë fund okupimit dhe për ta përmbysur padrejtësinë.

Konjufca tha se përpjekja, rezistenca dhe lufta për çlirim nga pushtimi serb, ishte e drejta e popullit autokton që e meritoi lirinë në tokën e vet historike.

“Prandaj ne kujtojmë sot të gjithë ata që u sakrifikuan më së shumti për lirinë e vendit tonë. I kujtojmë të rënët, dëshmorët e heronjtë e Kosovës, gjaku i të cilëve është fuqia e pathyeshme e themeleve të shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës”, tha Konjufca.

Ai më tej tha se në këtë ditë kujtohen të gjithë, por në veçanti, komandanti legjendar, Adem Jashari dhe rënien heroike të familjes Jashari.

“Projekti i çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës nuk ishte përpjekje kundër të tjerëve, por një kauzë  e barazisë për të gjithë popullin e Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare, etnike, gjuhësore apo religjioze”.

Konjufca tha se edhe pse lufta për çlirimin e Kosovës u bë nën flamurin shqiptar, projekti i Kosovës gjithnjë ka qenë projekt i lirisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët.

“Prandaj ne sot i kujtojmë para së gjithash, të gjithë ata veprimtarë, intelektualë, profesorë, studentë e shkrimtarë që na prinë në çdo fazë të popullit tonë në rrugën drejt lirisë e barazisë”, tha Konjufca.

“E kujtojmë veprimtarin ikonik, Adem Demaçi, presidentin historik, Ibrahim Rugova, intelektualin tribun Ukshin Hoti e strategun e rezistencës sonë paqësore, Fehmi Agani”.

Ai tha se në një ditë si kjo, është obligim i përhershëm për të falënderuar miqtë e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e tyre për çlirimin e Kosovës.

“Projekti i Serbisë për gjenocid  e spastrim etnik të popullit të Kosovës, nuk do të  mund të ndalej pa ndihmën vendimtare të miqve dhe aleatëve tanë, SHBA-së, shteteve mike të NATO-s e BE-së”.

Gjithashtu lexoni:

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Kosova News 12/06/2023 12/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve
15:52 -15/06/2026
Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?