KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA pas 10 vjetësh rikthehet në UNESCO për ta kundërshtuar ndikimin e Kinës
Kulturë

ShBA pas 10 vjetësh rikthehet në UNESCO për ta kundërshtuar ndikimin e Kinës

Kosova News
Kosova News 13:33 -12/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia kulturore dhe shkencore e OKB-së, UNESCO, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të rikthehen në këtë agjenci dhe të paguajnë më shumë se 600 milionë dollarë detyrime të prapambetura – pas një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të shkaktuar nga masa e organizatës për të përfshirë Palestinën si anëtare.

Zyrtarët amerikanë thanë se vendimi për t’u kthyer ishte i motivuar nga shqetësimi se Kina po plotëson boshllëkun e lënë nga ShBA në politikëbërjen e UNESCO-s, veçanërisht në vendosjen e standardeve për inteligjencën artificiale dhe edukimin teknologjik në mbarë botën.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, i dërgoi një letër javën e kaluar drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Audrey Azoulay, duke zyrtarizuar planin për t’u ribashkuar.

Duartrokitjet shpërthyen në auditorin solemn të UNESCO-s teksa Azoulay u njoftoi planin ambasadorëve në një takim të posaçëm të hënën dhe delegat u ngritën për të mirëpritur lajmin.

Kthimi i SHBA-së, dikur financuesi më i madh i agjencisë, pritet të përballet me një votim nga 193 shtetet e saj anëtare muajin e ardhshëm, sipas një diplomati të UNESCO-s.

Vendimi është një nxitje e madhe financiare për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e njohur për programin e saj të Trashëgimisë Botërore, si dhe për projektet për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për t’i mësuar vajzat shkrim-lexim.

SHBA dhe Izraeli ndaluan financimin e UNESCO-s pasi ajo votoi për përfshirjen e Palestinës si shtet anëtar në 2011, dhe të dy vendet humbën të drejtat e tyre të votës në 2013.

Administrata Trump vendosi në vitin 2017 të tërhiqej krejtësisht nga agjencia.

Në letrën e tij javën e kaluar, Verma vuri në dukje përpjekjet e UNESCO-s drejt reformës së menaxhimit dhe “uljes së debatit të politizuar, veçanërisht për çështjet e Lindjes së Mesme”.

Që nga zgjedhja e saj në 2017, Azoulay ka punuar për t’i adresuar arsyet e largimit të SHBA-së, përmes reformave buxhetore dhe ndërtimit të konsensusit midis diplomatëve jordanezë, palestinezë dhe izraelitë rreth rezolutave të ndjeshme të UNESCO-s.

Vendimi i SHBA-së për t’u rikthyer “është rezultat i pesë viteve të punës, gjatë së cilës ne qetësuam tensionet, veçanërisht në Lindjen e Mesme, përmirësuam përgjigjen tonë ndaj sfidave bashkëkohore, rifilluam nismat kryesore në terren dhe modernizuam funksionimin e organizatës”, tha Azoulay për Associated Press, shkruan REL.

Sipas planit, qeveria amerikane do të paguajë detyrimet e saj për vitin 2023 plus 10 milionë dollarë kontribute bonus këtë vit të destinuara për edukimin e Holokaustit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Ukrainë, sigurinë e gazetarëve dhe edukimin shkencor dhe teknologjik në Afrikë, thuhet në letrën e shkruar nga Richard Verma.

Administrata Biden ka kërkuar tashmë 150 milionë dollarë për buxhetin e vitit 2024 për të paguar detyrimet e prapambetura të UNESCO-s.

Plani parashikon kërkesa të ngjashme për vitet në vijim derisa të shlyhet borxhi i plotë prej 619 milionë dollarësh.

Kjo përbën një pjesë të madhe të buxhetit operativ vjetor prej 534 milionë dollarësh të UNESCO-s.

Përpara largimit, ShBA-ja kontribuoi me 22% të financimit të përgjithshëm të agjencisë.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën edhe më parë nga UNESCO nën administrimin e presidentit Regan në vitin 1984 sepse e shihnin agjencinë si të keqmenaxhuar, të korruptuar dhe të përdorur për t’i çuar përpara interesat sovjetike.

ShBA iu ribashkua organizatës në vitin 2003.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Kosova News 12/06/2023 12/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?