KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bujqësia sektori me pjesëmarrje të lartë të angazhimit të grave – Peci premton më shumë mbështetje
Ekonomi

Bujqësia sektori me pjesëmarrje të lartë të angazhimit të grave – Peci premton më shumë mbështetje

Kosova News
Kosova News 12:36 -12/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), të hënën ka mbajtur sesion informues për mundësitë që i’u ofrohen grave në bujqësi. Aty u tha se bujqësia paraqitet ndër sektorët me një pjesëmarrje të lartë të angazhimit të gruas.

Madje nga të pranishmit u vlerësua lartë roli i gruas në bujqësi e blegtori, me ç’rast nuk mungoi përkrahja dhe mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, foli për mbështetjen që dikasteri që ai e drejton ofron për gratë e punësuara në këtë sektor.

Aty, ministri Peci mori si shembull disa gra të suksesshme në sektorin e bujqësisë.

“Përmes politikave tona përpiqemi çdo ditë që të krijojmë barazi dhe kushte të njëjta për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht barazia dhe merito-pkracia është ajo çka e karakterizon qeverisjen tonë. Kur flasim për barazi ne kemi një sërë masash ose kriteresh që edhe e avancon rolin e gruas fermere. Të panumërta janë historitë e suksesit, andaj nuk do të lë pa përmendur këtu Fahrie Hotin e cila i kontribuon pavarësisë financiare të grave të Krushës së Madhe përmes aktiviteteve të tyre shoqërore dhe bujqësore dhe ka qenë shtylla e rimëkëmbjes së një rajoni të prekur nga periudha e luftës”, tha Peci, teksa përmendi edhe shumë gra tjera të suksesshme në bujqësi e blegtori.

“Historia dhe tradita na mëson gjenin e ndërmarrësisë e zelltarisë që gratë shqiptare e kanë, për fuqinë e tyre jo vetëm si të barabartë me burrat por është krah e shtyllë e fortë e familjen e shoqërinë”, tha tutje Peci.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se bujqësia në Kosovë është e avancuar, pasi tokat bujqësore kanë filluar të punohen nga bujqit.

“Kam kuptuar që bujqësia në Kosovë ka avancuar sepse ka shumë toka të mbjella. Mendoj që komunitetet që jetojnë këtu ndoshta e kanë lëshuar shansin që është krijuar për bujqit, pra mund të them se kemi qenë në gjumë në vitet 2000. Ndërsa tani me mbështetjen e Qeverisë, ka filluar sado pak ai interesimi”, tha ai.

Kryeshefja e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), Venera Çerkini, tha se gjysma e fuqisë punëtore të angazhuar në bujqësi janë anëtarë të familjes, nga të cilët 58 për qind janë gra, raporton EO.

“Bujqësia në Kosovë paraqet në ndër sektorët me një pjesëmarrje të lartë të angazhimit të gruas. Kjo për shkak edhe të faktit se bujqësia në shumë gjenerata ka paraqitur burimin e vetëm të të ardhura për familjet kosovare”.

“Gjysma e fuqisë punëtore të angazhuar në bujqësi janë anëtarë të familjes, nga të cilët 58 për qind janë gra. Këto të dhëna tregojnë se gratë janë një pjesë e rëndësishme e fuqisë punëtore në këtë sektor, e i cili funksionon në mënyrë dhe i cili funksionon kryesisht në mënyrë informale”, tha ajo.

Ndërsa Hysnie Pirku e cila merret me blegtori, kërkoi më shumë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë.

“Unë kam 26 krerë lopë dhe këtë biznes e kam nga 2005-ta. Fillimisht kam përfituar një grant nga ambasada austriake, të cilët më kanë mundësuar që ta rrisë veprimtarinë”.

“E kam filluar me pesë, gjashtë lopë dhe pasi ma mundësuan që të përfitoj këtë grant, e kam shtuar numrin e krerëve të lopëve. Prej MBZhR nuk kam pasur aspak mbështetje dhe kërkoj pasi këtu është ministri që me shikuar pak më shumë. Nga Komuna kemi pak mbështetje”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 12/06/2023 12/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?