Adriano, “perandori”, ishte i sigurt për suksesin e Interit, madje kishte vendosur dhe një bast.
Sulmuesi brazilian ishte i ftuar në Stamboll, për të ndjekur live finale dhe për të komentuar, i angazhuar nga rrjeti ESPN.
Për çudi, Adriano nuk u pa as në mikrofonat e ESPN, as në stadium, kjo pasi braziliani humbi avionin.
Globoesporte shkruan se Adriano humbi avionin pasi kaloi një mbrëmje të çmendur të premten, mori pjesë në tri festa të ndryshme në Rio duke pirë dhe kjo bëri që humbiste mundësinë për të shkuar në Stamboll.
