KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti nuk komenton për draft-statutin e Ramës, falënderon presidentin Begaj për vizitën në Prizren
Politikë

Kryeministri Kurti nuk komenton për draft-statutin e Ramës, falënderon presidentin Begaj për vizitën në Prizren

KosovaNewss
KosovaNewss 11:54 -11/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është deklaruar për draftstatutin për Asocacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka dërguar te presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe te kancelari gjerman, Olaf Scholz.

I pyetur nga mediat për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe nëse e ka parë draftstatutin e kryeministrit Rama, Kurti nuk ka dhënë përgjigje, por ka folur për vizitën e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dje në Prizren.

Ai ka falënderuar presidentin Begaj për vizitën me rastin e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, duke theksuar se kjo lidhje është ngjarja që ndodhet në themel të identitetit kombëtar shqiptar.

“Dje në Prizren ishim edhe në një drekë të përbashkët me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e falënderojmë përzemërsisht që erdhi në kryeqytetin kulturor e historik të shqiptarëve, sepse Lidhja e Prizrenit është ngjarja, e cila ndodhet në themel të identitetit kombëtar shqiptar dhe pa të cilin nuk mund të paramendohet as 28 nëntori i vitit 1912”, është shprehur Kurti.

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e ka bërë pas homazheve te varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Komunës së Prishtinës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar të enjten se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

Përzihet në punët e Kosovës, Edi Rama- pa ia kërkuar askush ua propozon Macronit dhe Scholzit një draft-statut të Asociacionit
Përjashtimi nga “Defender 2023” i padrejtë, kryeministri Kurti: Serbia të bëjë hapin e parë për shtensionimin e situatës në veri

Gjithashtu lexoni:

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

KosovaNewss 11/06/2023 11/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Vërmicë: Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara
08:57 -06/08/2026
Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë
08:38 -06/08/2026
Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?