KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj: Është e nevojshme t’i rikujtojmë porositë e Lidhjes së Prizrenit, sepse duke qenë të bashkuar mund ta mbrojmë vendin tonë
Siguri

Mehaj: Është e nevojshme t’i rikujtojmë porositë e Lidhjes së Prizrenit, sepse duke qenë të bashkuar mund ta mbrojmë vendin tonë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:24 -10/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në 145 vjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, ka thënë njëra nga aktet më të rëndësishme të Kuvendit të Prizrenit ka qenë vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak.

“Njëra nga aktet më të rëndësishme të Kuvendit të Prizrenit ka qenë vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje, me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj është shprehur se edhe gjatë kësaj dite është e nevojshme të kujtohen porositë e Lidhjes së Prizrenit sepse sipas tij, duke qenë të bashkuar mund t’i mbrojmë interesat kombëtare, duke theksuar se “kemi qenë këtu zot shtëpie dhe të tillë do të mbesim”.

“Ende sot e kësaj dite është e nevojshme, është e domosdoshme që të rikujtojmë porositë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sepse duke qenë të bashkuar, vetëm duke qenë të bashkuar mund të arrijmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, arrijmë të mbrojmë vendin dhe tokën tonë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.

“Gjithashtu, vetëm në këtë mënyrë ju bëjmë me dije të gjithëve dhe varrosim përgjithmonë ëndrrat dhe idetë që dikush mund të prek pjesë të territorit tonë. Kemi qenë këtu zot shtëpie dhe të tillë do të mbesim”, ka thënë tutje Mehaj.

Këtë të shtunë mbushen 145 vjet që kur më 10 qershor të vitit 1878 ka filluar organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.

Kurti: Besnikërisht rreth Lidhjes së Prizrenit mund të avancojmë në rrugën tonë për forcimin politik Kosovë-Shqipëri
145-vjetori i themelimit të Lidhjes së Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

KosovaNewss 10/06/2023 10/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?