Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka demantuar lajmin e publikuar nga portaliu “Paparaci’ se ka marrë një urdhër nga KFOR-i për ta liruar zyrën, me paralajmërimin se mund të nxirret me forcë nga aty.
Ai ka thënë se këto raportime janë tërësisht të pavërteta.
“Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”, ka shkruar ai.
Hetemi është duke qëndruar brenda objektit të komunës nga 26 maji.


