KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK publikon statistikat e arsimit për vitin shkollor 2022/2023: Më pak nxënës e studentë sesa një vit më parë
Arsim

ASK publikon statistikat e arsimit për vitin shkollor 2022/2023: Më pak nxënës e studentë sesa një vit më parë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:56 -09/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Statistikat e Arsimit për vitin shkollor 2022/2023 ka dalë se ka pasur rënie të lehtë të numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor, nxënësve dhe të studentëve.

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2022/2023 ishte 30.996, ku krahasuar me vitin paraprak (2021/2022), që ishte 32.397 fëmijë, kishte një rënie të lehtë prej 1.401 fëmijë, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK-ja dhe MASHTI.

Në sektorin publik në vitin shkollor 2022/2023 ishin 24,366 fëmijë ose 78,6%, ndërsa në sektorin privat 6,630 fëmijë ose 21,4%. Krahasuar me vitin paraprak (2021/2022) në sektorin publik ishin 24,431 fëmijë ose 75.4% ndërsa në sektorin privat 7,966 fëmijë ose 24,6%.

Sipas statistikave, ka pasur interesim më të madh në sektorin privat në vitin shkollor 2022/2023 krahasuar me 2021/2022.

“Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2022/2023 ishte 220 578, prej tyre në sektorin publik ishin 212 967 ose 96,5% dhe në sektorin privat 7 611 ose 3,5%. Krahasuar me vitin shkollor (2021/2022) ku numri i nxënësve ishte 224 429, prej tyre në sektorin publik ishin 217 977ose 97,1%, ndërsa në sektorin privat 6 452 ose 2,9%. Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2021/2022”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ndërkaq, ka pasur më pak nxënës të regjistruar në sektorin publik.

“Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2022/2023 ishte 67 373, prej tyre në sektorin publik 63 029, ose 93,6%, ndërsa në sektorin privat ishin 4 344 nxënës ose 6,4%. Krahasuar me vitin paraprak 2021/2022 (që ishin 70 850 nxënës, në sektorin publik 67 138 ose 94,8% dhe në sektorin privat 3 712 ose 5,3% ), ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Rënie më e madhe vërehet te sektori publik krahasuar me sektorin privat”, ka njoftuar tutje Agjencia e Statistikave.

Ndërkaq, sa i përket studentëve, ka pasur rënie të numrit të tyre krahasuar me një vit më parë.

“Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë në vitin 2022/2023 ishte 71 948, prej tyre në universitetet publike 40 996 studentë, ose 57,0%, ndërsa në kolegjet private ishte 30 952 studentë, ose 43,0%. Krahasuar me vitin paraprak 2021/2022 (që ishin 82 389 studentë, prej tyre në universitetet publike 50 188 studentë, ose shprehur në përqindje 60,9%, ndërsa në kolegjet private ishte 32 201 studentë, ose 39,1%, ka rënie të numrit të përgjithshëm të studentëve”, ka pasqyruar ASK-ja.

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

KosovaNewss 09/06/2023 09/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?