Uhstarakët nga Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që morën pjesë për disa ditë në Garën “Best Sniper Competition 2023” që u mbajt në Egirdir të Turqisë, kanë arritur rezultate të larta.
FSK-ja ka njoftuar të premten se në shkollën Komando të realizuar nga data 29.05 – 09.06.2022, ekipi i snajperistëve nga Kosova është vlerësuar për bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë me pjesëmarrësit në garë.
“Kjo garë çdo vit mbledhë shumë ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre speciale të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës. Ekipi i FSK-së, tregoj një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje thuhet se gara është zhvilluar në disiplina dhe skenarë të ndryshëm shumë sfidues, bazuar në situata reale.






















