Një shpërthim në orët e hershme të mëngjesit është dëgjuar në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicën Jugore.
Nga ky shpërthim që dyshohet të jetë granatë dore, dëme kanë pësuar disa lokale, ndërsa nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ky rastipo vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.


