Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se janë marrë me kontrabandë me mallra, prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, mashtrim i blerësve dhe armëmbajtje pa leje.
Policia njoftoi se dy janë arrestuar në Graçanicë, një në Ferizaj, një në Prishtinë dhe një në Prevallë dhe të dyshuarit janë K.GJ, i lindur në 1964-n, E.GJ,., 1992, M.SH., 1968, H.SH., 1994 dhe E.I., 2001.
“Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë”, ka njoftuar Policia.


