Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi e ka ndërprerë seancën, e cila ishte duke u mbajtur, e që në rend dite ishin pikat e papërfunduara.
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se në votimin e amendamenteve po marrin pjesë vetëm 53 deputetë në votim, pasi sipas tij, kjo nuk është serioze.
“S’e keni përgjegjësinë e duhur për të ecur përpara. Kështu që, shihemi në seancën tjetër kur të ju thërras”, tha Konjufca,
Në sallën e kuvendit të pranishëm ishin së paku 68 deputetë, por një numër i tyre nuk pranonin të merrnin pjesë në votim.


