KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Afër 10 mijë banorë të fshatrave të Skënderajt bëhen me rrjet të ri elektrik
Ekonomi

Afër 10 mijë banorë të fshatrave të Skënderajt bëhen me rrjet të ri elektrik

Kosova News
Kosova News 14:57 -08/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të planit investiv të KEDS-it, afër dhjetë mijë banorë të komunës së Skënderajt tashmë janë bërë me rrjet të ri elektrik.

Projekti i investimeve në daljen 10kV Likovci, në komunën e Skenderajt, prej të cilit përfitojnë katërmbëdhjetë fshatra, ka përfunduar para pak kohësh. Në këtë linjë të re të Tensionit të Mesëm dhe të Ulët të rrjetit elektroenergjetik janë vendosur 1,450 shtylla të reja të betonit dhe mbi 72,000m përçues elektrikë, si dhe 27 transformatorë të rinj.

Me vënien në funksion të kësaj linjeje të re, tashmë po përfitojnë afër 10,000 banorë të asaj komune.

Menaxheri i projektit në daljen 10kV Likovci, Burim Llugaxhiu, inxhinier në KEDS, thotë se ky projekt ka qenë i domosdoshëm me qëllim që konsumatorët tanë të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Konsumatorët tanë të kësaj zone, përveçse kanë cilësi të lartë dhe furnizim pa ndërprerje me energji elektrike, po përfitojnë edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, meqë rrjeti i vjetër elektrik është zëvendësuar komplet me një rrjet të ri”, tha ai.

Banorët e kësaj ane shprehen të lumtur për rrjetin e ri elektrik. Ejup Gashi nga fshati Krushevc i Skenderajt thotë se më parë nuk ka pasur shtylla të mjaftueshme dhe, edhe ato që kanë qenë, për shkak të vjetërsisë, dëmtoheshin, raporton koha.

“Si banor i këtij fshati jam shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti. Falënderojmë KEDS-in që na hoqi rrjetin e vjetër dhe na instaloi të riun”, tha ai.

Edhe Bahri Gashi, banor i asaj ane, u shpreh i lumtur që tashmë kanë rrymë pa ndërprerje dhe pa asnjë defekt.

“Përpara ndodhnin prishje për shkak se shtyllat kanë qenë të drurit dhe të vjetra. Me instalimin e rrjetit të ri elektrik dhe shtyllave të reja të betonit, nuk ka ndodhur asnjë defekt deri tash. Më mirë s’ka ku shkon”, thotë ai.

Me përfundimin e këtij projekti investiv, i cili kap një shumë prej më shumë se 600 mijë eurosh, banorët e këtyre fshatrave kanë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike. Mbi të gjitha, kanë edhe siguri. Aktualisht, KEDS-i po realizon më shumë se 250 projekte në mbarë Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 08/06/2023 08/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?