KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100% ato që i kemi synuar
Politikë

Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100% ato që i kemi synuar

Kosova News
Kosova News 21:11 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se rekomandimet e Komisionit të Venecias për vettingun në drejtësi nuk janë plotësisht ashtu siç Qeveria Kurti kishte synuar, kjo pasi ekzekutivi synonte vetting të plotë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend, ndërkaq Komisioni i Venecias rekomandoi vetting për krerët e institucioneve të drejtësisë.

“Nuk është 100 për qind çfarë Qeveria ka synuar, sepse ne kemi konsideruar që duhet të kemi vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës, përmes mekanizmit të jashtëm, ndërsa komisioni i Venecias na e ka dhënë dritën e gjelbër për vettingun duke filluar nga nivelet e larta të sistemit të drejtësisë dhe pastaj fuqizimin e mekanizmave aktual brenda sistemit të drejtësisë, gjegjësisht jo mekanizmat aktual, por parasheh që të fuqizohen mekanizmat ose këta të tillët ose të tjerë varësisht se si ne e konsiderojmë” tha Haxhiu.

E pyetur se a do të respektohen në përpikëri rekomandimet e Komisionit të Venecias, Haxhiu tha se këto rekomandime janë një reformë e madhe në sistemin e drejtësisë dhe llogaridhënies.

“Ne mendojmë që përgjigja e Venecias për vettingun në sistemet më të larta të sistemit të drejtësisë ku përfshihet Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, kryeprokurorët e prokurorive dhe kryetarët e gjykatave, është një reformë e madhe që do të bëhet pas miratimit të paketës ligjore në Kuvendin e Kosovës dhe besojmë që megjithatë është një hap i mbarë sesi mund ta kemi sistemin e drejtësisë llogaridhënës, transparent dhe efikas, sepse Këshilli Gjyqësor edhe ai Prokurorial po t’i kemi ata të duhurit më shumë se gjysma e problemeve në sistemin e drejtësisë zgjidhen” tha Haxhiu.

Sipas ministres së Drejtësisë, sikur Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial të kishin funksionuar siç duhet, nuk do të kishte pasur nevojë që të nisej një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë./Kankosova/

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

TAGGED: rekomandimet, synimet, Vettingu
Kosova News 06/07/2022 06/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?