Policia e Kosovës njofton se ka ndëruar jetë gruaja e cila ishte aksidentuar dy ditë më parë në Drenas.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur të hënën, në orën 18:43, ku një person dyshohet se derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur viktimën.
Bëhet e ditur se viktima ishte dërguar në QKUK, por për shkak të lëndimeve ka ndëruar jetë.
Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet”.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima pasi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dyshohet për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


