Tifozët e Prishtinës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kryesisë sot.
Në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit ata kanë përdorur një baner për të treguar që janë të pakënaqur me kryesinë.
“Armiku i klubit është vet kryesia”, shkruhej në atë baner, përcjellë lajmi.net.
Krejt kjo pakënaqësi vije si pasojë e mos licencimit nga FFK për të marrë pjesë në garat evropiane.
Në rast të fitores sot Prishtina nuk do mund të marrë pjesë në rrethin e dytë në Konferencë Ligë.