Zyrtarë nga Policia e Kosovës thanë se vetura e tyre zyrtare nuk është bllokuar në Zveçan, siç u raportua më parë.
Këtë e pohoi Veton Elshani, i cili u tha mediave se vetura ishte futur gabimisht në një rrugë, por që menjëherë është larguar.
“Jo, s’është e vërtetë. Vetura ishte futur gabimisht, por ka dalë menjëherë, s’ka pasur diçka aty”, tha Elshani.
Në pamje shihet teksa një veturë që qëndron prapa protestuesve, dhe se e njëjta pastaj duke lëvizur prapa, hyn në bllokadat të cilat i ka krijuar KFOR-i.


