KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë e themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Politikë

Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë e themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen

KosovaNewss
KosovaNewss 16:11 -03/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori finlandez, Matti Nissinen gjatë intervistës për Telegrafin ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, potencialin e rinisë këtu dhe për rolin e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundi. 

Nissinen tha se ka shumë potencial të pashfrytëzuar në marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy shteteve.

E, për ta çuar këtë marrëdhënie në një nivel tjetër, ai tha se kanë punuar ngushtë me qeverinë në themelimin e Odës Nordike të Tregtisë, në Kosovë.

“E inkurajoj komunitetin e biznesit që të marrë pjesë aktive në punën e Odës, për të cilën shoh një rol të madh në promovimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Nordikëve”, tha ai.

Sipas ambasadorit finlandez themelimi i ‘Odës Nordike të Tregtisë’ në Kosovë është një dëshmi e interesit dhe besimit në rritje që kanë bizneset nordike në këtë treg të gjallë dhe premtues.

“Nëpërmjet kësaj Ode, ne synojmë të përmirësojmë bashkëpunimin, të lehtësojmë rrjetëzimin dhe të ofrojmë një platformë për ndarjen e praktikave dhe njohurive më të mira”, ka thënë ai.

Ambasadori po ashtu u shpreh se vendet nordike kanë një traditë të gjatë të promovimit të praktikave të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të biznesit.

“Ne i japim përparësi inovacionit, përgjegjësisë sociale dhe kujdesit mjedisor në aktivitetet tona të biznesit. Duke bashkuar forcat në këtë dhomë, ne kemi mundësinë unike për të promovuar kolektivisht këto vlera, për të frymëzuar bizneset vendore dhe për të inkurajuar adoptimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit në Kosovë”, theksoi ai per Telegrafin.

I pyetur cilat janë përshtypjet e tij për Kosovën si dhe çka vlerëson nga koha që kur ka ardhur këtu, ambasadori Nissinen deklaroi: “Unë e kam shijuar shumë kohën time këtu në Kosovë që nga ardhja ime shtatorin e kaluar. Ka qenë kënaqësi të takohem me shumë njerëz në mbarë vendin dhe të kem diskutime interesante me ta.

Njerëzit e Kosovës janë miqësorë dhe mikpritës, kështu që ka qenë vërtet një përvojë e këndshme deri më tani. Përveç Prishtinës, tashmë kam vizituar edhe disa komuna të tjera. Ka shumë lokacione të mrekullueshme këtu në Kosovë, dhe unë jam duke e promovuar në mënyrë aktive Kosovën si një destinacion udhëtimi për bashkëqytetarët  e mi finlandez”.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

KosovaNewss 03/06/2023 03/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
09:33 -15/06/2026
SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?