KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës ka përfunduar
Politikë

Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës ka përfunduar

KosovaNewss
KosovaNewss 19:57 -02/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke komentuar situatën e krijuar ditëve të fundit në veri të Kosovës, ka theksuar se “pandëshkueshmëria e kriminelëve në atë zonë ka përfunduar”.

Sveçla thotë se përgjigja e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre kriminelëve do të jetë e shpejte e drejtë dhe e pakompromis.

“Shumica prej organizatore edhe prej dhunuesve të drejtë për drejt të ligjit janë të njohur për policisë e Kosovës dhe për AKI-në. Po punojmë jo vetëm në identifikimin e tyre, po edhe shkallën e fajësisë dhe lokacionin e tyre. Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkueshmërinë për kriminelët në këtë zonë (veri të Kosovës) ka përfunduar. Përgjigja e institucioneve të Republikës së Kosovës do të jetë e shpejtë. Do të jetë e drejtë dhe e pakompromis. Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policor, qytetarët, mediat, por edhe pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare do të vihet para ligjit”, ka thënë Sveçla, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ministri ka përmendur disa nga veprimet që janë ndërmarrë ndaj shkelësve të ligjit, por, ai ka theksuar se Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalen pa përfunduar të gjithë kriminelët prapa grilave.

“Tash ju jeni dëshmitarë që Policia Kosovës ndërmerr arrestime, dërgon raste për në Prokurori. Ka raste kur ju vazhdohet paraburgimi, ka raste kur tash  jemi të gatshëm për procese gjyqësore. Por besoj që nuk është e mjaftueshme përderisa se kemi secilin kriminel të cilës do kohë, qoftë kohës së luftës, qoftë kohës pas luftës apo edhe kohëve të fundit nuk përfundon prapa grilave duke dhënë përgjegjësi për krimet e tyre as PK-ja, jam AKI-ja as MPB-ja nuk do të ndalen”, ka theksuar Sveçla. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

KosovaNewss 02/06/2023 02/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?