Lista Serbe u ka bërë thirrje protestuesve në Zveçan të shpërndahen rreth orës 16:00 dhe të mblidhen sërish nesër.
Këtë thirrje e ka bërë Sërgjan Millosavleviq, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe.
Ai ka thënë se protestat e serbëve do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave, përkatësisht tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri, ashtu si edhe kryetarëve shqiptarë.
“Dhe nesër të gjithë të mblidhen këtu të gjithë pa dallim, burra, gra e fëmijë për të protestuar që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe që fëmijët e tyre të shkojnë lirshëm në shkollë. Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes”, tha Milosavleviq.
Lista Serbe ka kërkuar më herët që të lirohen edhe protestuesit e arrestuar një ditë më parë gjatë një përplasjeje me ushtarët e KFOR-it.


