KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian
Politikë

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian

Kosova News
Kosova News 11:28 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës sa i përket rrugës së integrimeve evropiane dhe procesit të liberalizimit të vizave, ka folur sot në Parlamentin Evropian ku do të diskutohet Raporti për Kosovën.

Mandl ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës, por që ai do të flasë vetëm për Kosovën.

Mandl ka thënë se Kosova ka paguar me gjak lirinë dhe se Evropa e SHBA-ja e kanë ndihmuar ta fitojë edhe pavarësinë. Austriaku tutje thotë se Kosova është bërë një vend demokratik ku sundon ligji dhe ku ka një Kushtetutë mjaftë të fuqishme, raporton Express.

 “Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e  Evropës. Por sot do të flasim për raportin për Kosovën. Kosova ka paguar me gjak  për lirinë e saj. BE dhe SHBA kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik ka sundim të ligjit. Është një demokraci e qëndrueshme dhe vend divers. Po sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ata kanë një Kushtetutë të fuqishme”, ka thënë Mandl, raporton Express.

Ai tutje ka folur edhe për punën e njohjeve dhe ka përmendur faktin që Kosovës ende i mohohet liria e lëvizjes pa viza. Mandl ka thënë se premtimi për viza për Kosovën nuk është mbajtur dhe se mesazhi që do të përçojë sot Parlamenti Evropian do të jetë shumë i rëndësishëm.

“Ky vend është njohur nga më shumë se 100 shtete përfshirë edhe Izraelin. Ky është një vend që ende s’është njohur nga një numër i vogël i vendeve të BE-së. Ky vend është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza. Këtij vendi i janë bërë premtime për këtë, të cilat s’janë mbajtur. Kjo ka ndodhur me Republikën e Kosovës. Por populli i Kosovës e mbështet integrimin në BE, më shumë se të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.  Dhe shumë mund të mësohet nga Kosova, kjo demokraci e re në Evropë. Prandaj sinjali i sotëm nga Parlamenti Evropian do të jetë i rëndësishëm”, ka thënë Mandl në fjalimin e tij.

My speech on the Kosovo-Report of the European Parliament. We will vote on it today. #Kosovo #EU #RotWeissRot in #Europa ?????? (English version below.) https://t.co/EuLPox3hcp

— Lukas Mandl (@lukasmandl) July 6, 2022

PS: English version. #Kosovo #EU #EuropeanParliament #RotWeissRot in #Europa pic.twitter.com/iejA8ULgYf

— Lukas Mandl (@lukasmandl) July 6, 2022

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur e tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

Mbahet seanca fillestare ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

Ndërpritet seanca ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut, shkak problemet teknike

TAGGED: Parlamenti Evropian
Kosova News 06/07/2022 06/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin
13:57 -21/07/2026
Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?