Kongresisti amerikan, Ritchie Torres në një reagim të fundit ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të qëndrojnë me Kosovën për sa i përket situatës në veri.
Ai përmendi faktin se ushtarët e KFOR-it janë plagosur dje në veri nga siç i quajti ai “përfaqësuesit e qeverisë serbe”.
Torres pyeti Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken se pse po e dënon Kosovën e jo Serbinë.
“Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të ShBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?”, tha kongresisti amerikan Torres.
25 NATO peacekeepers have been injured by proxies for the Serbian government.
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 30, 2023
Why is Secretary Blinken one-sidedly condemning Kosovo, a close ally of the US, while remaining silent about the provocations of Serbia, a close ally of Russia?
The US should stand with Kosovo ??.


