Kryeministri i vendit, Albin Kurti së fundi ka zhvilluar dy biseda telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se ministrit Tajani i ka përcjell mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për guximin e ushtarëve italian.
“Në një telefonatë të dytë sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, përcolla mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për veprimin e guximshëm të ushtarëve italian në kuadër të KFOR-it për të ruajtur paqen përballë ekstremizmit të dhunshëm. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve”, shkruan Kurti.
In a 2nd call today with Italy's DPM/MFA @Antonio_Tajani, I conveyed the deep gratitude of the Govt & people of the Republic of Kosova for ?? @NATO_KFOR soldiers' valiant action to preserve peace in the face of violent extremism. I wish a full & speedy recovery to those injured.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023
Kryeministri i vendit të hënën ka folur edhe me të dërguarin britanik për Ballkanin, Stuart Peach.
“Kam folur me lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur…”, shkruan Kurti.
Spoke w/ ?? SE Lord Stuart Peach about the outrageous attacks on Police, KFOR & journalists. In a democracy there is no place for fascist violence—no appeal from ballot to bullet. Citizens of all ethnicities have a right to full & unencumbered service of their elected officials.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023
Kurse po sot misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri, duke bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës.
Në një komunikatë. drejtuar mediave, KFOR-i bëri të ditur se se 30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë.
Nga të plagosurit 11 janë ushtarë italian dhe 19 nga kontingjentin hungarez kanë pësuar lëndime të shumëfishta, përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese.


