KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshimet për trukime, reagon FFK: Do ta mbrojmë integritetin e garave
Sport

Dyshimet për trukime, reagon FFK: Do ta mbrojmë integritetin e garave

Kosova News
Kosova News 15:33 -29/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar sot pas akuzave dhe polemikave të shumta të shkaktuara nga ndeshjet e fundit të kampionatit të Superligës, përkatësisht dueleve Ferizaj-Dukagjini dhe Trepça’89-Prishtina.

Dyshimet për trukime, procedohen për hetime ndeshjet Trepça- Prishtina dhe Ferizaj – Dukagjini

Fillimisht në reagimin e saj, FFK-ja ka theksuar se edicioni i fundit u vlerësua si njëri ndër më të mirët pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA nga njohësit e futbollit, duke sjellë interes dhe kualitet të lartë, teksa më pas është përqendruar në dy ndeshjet e shumëpërfolura.

“Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, organet përkatëse të FFK-së, në përputhje me rregulloret e brendshme dhe aktet normative të UEFA-së, kanë ndërmarrë masat e duhura dhe kanë filluar procesin e mbledhjes së deklaratave dhe dëshmive nga të gjithë zyrtarët e këtyre ndeshjeve për t’i adresuar dhe shqyrtuar ato me seriozitet maksimal”, thuhet në reagimin e shtëpisë së futbollit kosovar.

Tutje në reagimin e saj, FFK-ja ka theksuar se është e vendosur për të ruajtur imazhin e saj dhe të futbollit të Kosovës, pas investimeve të bëra për një garë sa më “fair-play”.

“FFK reagon me ashpërsi ndaj çdolloj njollosje që i bëhet me deklarata të ngutshme dhe akuzuese, derisa është e vendosur për të ruajtur imazhin e saj dhe të futbollit të Kosovës, pas të gjitha investimeve që ka bërë për një garë sa më ‘fair-play’. FFK nuk do të lejojë që individë, grupe apo kushdo tjerë të prishin imazhin e saj dhe të futbollit të Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

Federata është shprehur e hapur për bashkëpunim me organet e Republikës së Kosovës dhe i ka inkurajuar ato për hetim të detajuar rreth pretendimeve për parregullsi në kampionat.

“Tashmë, FFK-ja i ka informuar organet relevante të Republikës së Kosovës dhe u ka ofruar bashkëpunim në adresimin e mëtejmë të kësaj çështje. Federata, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, e nëpërmjet tij edhe me Prokurorinë e Shtetit, do të angazhohet maksimalisht për hetimin e të gjitha pretendimeve për kurdisje të ndeshjeve dhe prishje të “fair-play”. Çdo pretendim që vërtetohet do të ndëshkohet me ashpërsi në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret përkatëse”, ka theksuar tutje FFK në komunikatë.

FFK-ja tutje ka shpreh përkushtimin maksimal të saj për të mbrojtur integritetin e garave dhe imazhin e futbollit të Kosovës.

“Në këtë kontekst, Federata fton të gjithë protagonistët e futbollit, si zyrtarët, lojtarët, trajnerët, tifozët dhe mediat, që të angazhohen në promovimin e vlerave sportive dhe respektimin e rregullave të lojës.  Vetëm duke vepruar në përputhje me parimet e “fair-play”, futbolli ynë mund të vazhdojë të rritet dhe të jetë sporti më i popullarizuar në vend, prandaj duhet të punojmë të gjithë së bashku që dukuritë e këqija të mos zënë vend në futbollin tonë”, thuhet në fund të reagimit.
E lidhur me dyshimet për kurdisjen e këtyre dy ndeshjeve ka reaguar edhe Këshilli për Sport, i cili kryesohet nga u.d. kryeprokurori i shtetit, Besim Kelmendi.

“Këshilli për Sport e njofton opinionin publik se çështjet në fjalë i ka trajtuar me urgjencë, dhe dyshimet për kurdisje të rezultatit në dy ndeshjet e sipërshënuara të futbollit janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim të këtij Këshilli.

Gjithashtu lexoni:

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

Kosova News 29/05/2023 29/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?