KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nuredin Ibishi: Nuk kam parë tejkalim të forcës nga ana e policisë
Siguri

Nuredin Ibishi: Nuk kam parë tejkalim të forcës nga ana e policisë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:30 -26/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mes tensionesh dhe nën përcjelljen e forcave të rendit, Lulzim Hetemi, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, kryetarë të zgjedhur të tre komunave në veri të vendit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, janë vendosur sot në zyrat e objekteve komunale.Që nga mesdita e së premtes, në katër komunat me shumicë serbe, është dëgjuar alarmi i sigurisë.Menjëherë pas sirenave, në tre komuna, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, janë parë qytetarë serbë që kanë bllokuar hyrjet e objekteve të komunave për të pamundësuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur.Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës është angazhuar që të u siguroi hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.Situata e krijuar ka prodhuar tension, ndërsa sipas forcave të rendit, gjatë ndërhyrjes në Zveçan, pesë zyrtarë policorë morën lëndime të lehta, katër automjete u dëmtuan, njërës prej tyre iu vë flaka.Gjithashtu, organet ligjzbatuese thanë se në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna nga arma e zjarrit.E gjithë kjo situatë, sipas organeve të drejtësisë është cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.Sipas Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat e qytetarëve, nuk ishte e tepruar.Sipas tij, çështja e veriut duhet të trajtohet politikisht, me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Unë nuk e kam pa tejkalimin e forcës, realisht. Policia mendoj që e ka kryer detyrën, sa unë e kam, nuk e ka tejkaluar forcën. A ka qenë momenti në këtë mënyrë, pa një paraprijë, në një mënyrë pak më të relaksuar, mendoj do të duhej që të shkonte në një formë tjetër, jo kështu në një formë puro-policore”“Kjo formë e ngritë vetëm tensionin dhe lëndon raportet në një të ardhme. Është dashur më me sens që të ndodh vendosja e kryetarëve nëpër objektet komunale” – tha eksperti i sigurisë për KALLXO.com.“Këto ngjarje mund të prodhojnë tensione të reja. Mendoj që duhet një zgjidhje politike që të shmangen tensionet, pra kjo është një çështje politike, ku ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion më shumë” – vlerëson Nuredin Ibishi.Ai komentoi edhe reagimin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenie, i cili dënoi veprimet e autoriteteve kosovare.“Ndoshta momenti, jo shumë i përshtatshëm, në kuptimin që të bëhet me kohë marrja e mandateve nga kryetarët. Forma e vendosjes së kryetarët nëpër zyre dhe objektet komunale është dashur që të ndodh me më pak prezencë të forcës, sikurse edhe Ambasadori Amerikan e tha” – tha Ibishi duke komentuar zhvillimet e sotme në veri të vendit.Për dallim nga tri komunat, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, në Mitrovicën e veriut, komunë me shumicë serbe, situata ishte e qetë.Në një deklarim, kryetari i zgjedhur, Erden Atiq, tha se ka dal në vendin e tij të punës, në objektin e komunës, dhe nuk ka parë ndonjë situatë të tensionuar.

Gjithashtu lexoni:

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

KosovaNewss 26/05/2023 26/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme
12:37 -14/06/2026
Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?