KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sondazhi i Institutit Amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, Osmani e dyta
Politikë

Sondazhi i Institutit Amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, Osmani e dyta

Kosova News
Kosova News 20:56 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022, në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), Albin Kurti është politikani më i besueshëm në Kosovë.

Në listën prej dhjetë politikanëve më të pëlqyer, sipas sondazhit, janë: kryeministri Kurti, presidentja Osmani, ish-presidenti Thaçi, kryetari i Kuvendit Konjufca, ish-kryetari i Kuvendit Veseli, kryetarët e partive opozitare dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës.

Kryeministri Albin Kurti, sipas matjeve të institutit amerikan, është më i pëlqyeri në Kosovë me 28%.

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetjen e 15% të respodentëve që kanë marrë pjesë në sondazh.

Dy ish-kryetarët e PDK-së, Thaçi e Veseli, pasojnë në vendet 3 dhe 4.

Kadri Veseli (9%) befasisht qëndron me 2 pikë para ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është në vendin e pestë, me 6% të mbështetjes qytetare.

Ramush Haradinaj dhe Glauk Konjufca kanë marrë mbështetje nga 6% e qytetarëve.

3% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është politikani më i besueshëm në Kosovë.

Fatmir Limaj dhe Bedri Hamza kanë marrë përkrahje nga 2% e qytetarëve.

27% e qytetarëve që i janë përgjigjur sondazhit kanë deklaruar se asnjëri prej politikanëve të lartëcekur nuk janë të besueshëm.

Derisa 16% prej 1,520 respodentëve të anketuar nuk e dinë cili është më i besueshëm apo kanë refuzuar të japin përgjigje në këtë pyetje.

Metodologjia e sondazhit:

Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Po ashtu, në sondazh janë përfshirë të gjitha zonat (urbane/rurale) dhe të gjitha grupet etnike.

Në Kosovë janë intervistuar 1,520 respodentë dhe margjina e gabimit mund të jetë deri në 2.9 për qind.

Kush është IRI?

“Instituti Republikan Ndërkombëtar” është një institut amerikan jo profitabil dhe që është i përkushtuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në botë duke ndihmuar aktorët politikë, partitë politike dhe të tjerë të përfshirë në qeverisje që të merren më shumë me çështje substanciale.

Instituti merret edhe me programe për përfshirjen e të rinjve më shumë në politikë dhe ofron ndihmë sidomos për grupe të margjinalizuara në vende të ndryshme.

Instituti ishte formuar në vitin 1982 me iniciativë të presidentit të atëhershëm amerikan Ronald Reagan, derisa deri në vitin 2018 udhëheqës i institutit ishte John McCain. Atë e kishte zëvendësuar senatori amerikan, Dan Sullivan./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Terras: Pasi të formohen institucionet mund të ketë përparim në heqjen e masave për Kosovën

Komuna e Prishtinës fiton betejën ligjore ndaj ministrit Elbert Krasniqi, reagon Rama

Lushtaku për Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

Maqedonci e Backes: Thellim i bashkëpunimit Kosovë–Luksemburg në mbrojtje

TAGGED: iNSTITUTI, lideret, perqindja, sondazhi
Kosova News 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
22%
3 km/h
Thu
34 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C

Lajmet e Fundit

Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë
19:25 -03/07/2025
Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
18:42 -03/07/2025
Terras: Pasi të formohen institucionet mund të ketë përparim në heqjen e masave për Kosovën
18:37 -03/07/2025
Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë
18:17 -03/07/2025
Ronaldo shpreh dhimbjen për vdekjen tragjike të Jotas
18:13 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?