Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka qëndruar gjatë ditës së sotme për një vizitë në shtëpinë e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku është takuar me anëtarët e këaj familje.
E para e vendit këtë vizitë e bëri për të nderuar presidentin e parë të Kosovës në Ditën e Presidentit.
“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Osmani po sot bashkë me familjen e saj, dy vajzat dhe bashkëshorti, nderuan presidentin e parë të Kosovës, duke bërë homazhe te busti i tij në qendër të kryeqytetit.






