KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbatimi i agjendës së gjelbër, kryeministri Kurti: Kosova përkrah shteteve partnere
Politikë

Zbatimi i agjendës së gjelbër, kryeministri Kurti: Kosova përkrah shteteve partnere

KosovaNewss
KosovaNewss 10:50 -24/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Implementimi i agjendës së gjelbër po shihet si shumë i nevojshëm për Kosovën, ashtu si edhe për shtetet tjera.

Kështu është thënë edhe në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë” e cila po mbahet në Prishtinë, ku kryeministri i vendit Albin Kurti tha se janë duke punuar në zhvillimin e politikave që synojnë tranzicionin.

I pari i ekzekutivit tha se koncepti i qëndrueshmërisë është pjesë e pothuajse të gjitha politikave që janë duke i hartuar.

 “Kosova qëndron krahas shteteve partnere në zbatimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave që e synojnë tranzicionin drejtë ekonomisë së gjelbër dhe të qëndrueshme. Koncepti i qëndrueshmërisë është në qendër të pothuajse të gjitha politikave që po i hartojmë dhe miratojmë. Përmes politikave gjithëpërfshirëse do të sigurojmë që grupet e cenueshme të kenë përmirësim të dukshëm në mirëqenie, arsim, shëndetësi e fusha tjera.

Përmes investimeve Koorporatën Energjetike të Kosovës po e kthejmë në koorporatën më të pastër. Këto investime në energji të ripërtëritshme do të krijojnë mundësi për përgatitjen e një fuqie punëtore të kualifikuar për energjinë e gjelbër. Ndërsa trajtimi i ujërave të ndotur është rritur nga 1 për qind sa ishte para më shumë se dy vitesh, në 11 për qind”, tha Kurti.

Ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog potencoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm.

“Në mënyrë individuale mund të bëjmë ndryshimin përmes aksioneve duke minimizuar karbonizimin e ambientit. Ne kemi treguar deri tani përkushtimin tonë sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm. Së bashku ne mund të bëjmë një Ballkan më të pastër e më të mirë për gjeneratat më të reja”, shtoi Szunyog.

Jörn Rode, ambasadori gjerman në Kosovë, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën që është duke e bërë në këtë drejtim, e që sipas tij, Kosova është duke i’u afruar sa më shumë standardeve të Evropës.

“Partneriteti Gjermanisë dhe Kosovës ka për qëllim trazicioni e neutralitetit të energjisë deri në vitin 2050. Plani nacional i energjisë dhe i klimës është duke u hartuar me shpejtësi, mendoj që jeni ambicioz për këtë dhe ju përgëzoj. Qeveria ka punuar më mënyrë shumë konkrete por edhe sektori privat ka një rol sa i përket energjisë”.

“Mendoj se Kosova po afrohet sa më shumë standardeve të Evropës. Duhet që së bashku të jemi të përkushtuar, bashkëpunimi jonë do të jetë gjithmonë në çdo projekt që përfshinë për ta mbajtur ujin e klimën e Kosovës të pastër”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi, tha se Qeveria e Kosovës është duke ndjekur rrugën e gjelbër.

“Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbërua. Prej perspektivës së shoqërisë civile gjithmonë ne kërkojmë më shumë”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

KosovaNewss 24/05/2023 24/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?