KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gucati nuk merr pjesë në konferencën para Apelit
Siguri

Gucati nuk merr pjesë në konferencën para Apelit

Kosova News
Kosova News 17:02 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot është mbajtur konferenca para Apelit, në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Në këtë seancë në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm i akuzuari, Hysni Gucati.

Mosprezencën e tij e konfirmoi edhe kryesuesja e Panelit të Apelit, e cila tha se qëllimi i kësaj konference para apelit ishte që t’u jepet mundësi të akuzuarve të ngrehin çështjet lidhur me ndalimin e tyre, përfshirë edhe gjendjen e tyre mendore dhe fizike.

“Vërej që zotëri Gucati ka hequr dorë nga e drejta e tij për të qenë i pranishëm në seancë…Qëllimi i kësaj konference përpara Apelit është që t’u jepet mundësi të akuzuarve të ngrehin çështjet lidhur me ndalimin e tyre, përfshirë edhe gjendjen e tyre mendore dhe fizike”, theksoi ajo.

Avokati i të akuzuarit Hysni Gucati, Jonathan Elystan Rees kërkoi të përditësoi të dhënat për shëndetin e klientit të tij, Hysni Gucantit në seancë private.

“Kemi parashtruar një përgjigje lidhur me kërkesën e Prokurorisë sa i takon mbajtjen për paraburgim nuk ka për të shtuar për këtë gjë. E vetmja gjë tjetër që duam që të zgjidhet në seancën e sotme është një përditësim që ka të bëjë me shëndetin e Gucati. Zotëri Gucati ne e kuptojmë dhe mbase do të na duhet të kalojmë në seancë private”, tha ai.

Rees tha se kanë parashtruar një përgjigje lidhur me kërkesën e prokurorisë sa i takon mbajtjes në paraburgim.

“Vumë re që neni 46/8 i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar parasheh që nëse në parashtrim të rasteve kur Gjykata e Apelit urdhëron ndryshe personi i dënuar mbetet në ndalim në pritje të vendimit të apelit dhe derisa nuk është marr një vendim nga Gjykata e Apelit, pikëpamja jonë ishte që kërkesa e Prokurorisë nuk ishte as e nevojshme dhe as nuk kërkon ndonjë përjashtim dhe si rezultat ne nuk dhamë ndonjë përgjigje materiale lidhur me këtë. Ajo çka bënë neve është se iu drejtuam nenit 46/8 për lirim dhe iu referuam kësaj të drejte tonë të parashikuar në nenin 46/8”, theksoi ai.

Gjatë kësaj seanca u fol edhe rreth përkthimeve të aktgjykimit, ku u bë e ditur se versioni final do të jetë gati më 15 gusht.

“Përkthimi është realizuar në tri faza së pari përkthimi i parashikuar pa port shënimet do të përfundoj më 20 qershor, pastaj më datën 4 korrik do të jepet versioni i përkthyer së bashku me poshtë shënime por i pa rishikuar, ndërkohë që me 15 gusht do të jepet versioni përfundimtar i aktgjykimi i rishikuar. Dy afatet janë respektuar”, u shpreh ai.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh. Ata ngarkohen me veprën penale për pengim të administrimit të drejtësisë./kp/  

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

TAGGED: Konferenca, kryesuesja, Prokuroria
Kosova News 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?