KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Keqpërdori pozitën, dënohet zyrtari i Komunës së Gjakovës
Siguri

Keqpërdori pozitën, dënohet zyrtari i Komunës së Gjakovës

KosovaNewss
KosovaNewss 15:29 -22/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor zyrtarin me inicialet Sh.A., për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e ka liruar nga akuza për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

I pandehuri Sh.A, është shpallur fajtor për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj i cili dënim me kërkesë dhe pëlqimin e të akuzuarit, i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej katër mijë (4000) euro.

Dënimi do të paguhet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Gjithashtu, i pandehuri Sh.A, lirohet nga akuza për vepër penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 i KPRK-së.

Në njoftim thuhet se, i pandehuri është obliguar që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëqind (100) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

“Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurit Sh.A, gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i pandehuri, “me datën 11.05.2016 në Gjakovë në cilësinë e zyrtarit në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete dhe për të tjerët, si dhe të shkaktoi dëm të tjerëve në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit nr. 02/L- 121 për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin, personit deri me tani të panjohur N.N, në mënyrë të kundërligjshme, pa verifikuar të dhënat, i’a vërteton të dhënat se gjoja personi në fjalë quhet B. V. i lindur me dt. .. . .. . …. nga i ati A. dhe e ëma Z. banues në Gjakovë në Rr. “N.T.” nr. … dhe me pas në të njëjtën ditë të njëjtit i’a lëshon ekstraktin nr. E- …….., E-…….. dhe E-…….. duke i mundësuar që në ish Zyrën Regjistrimit Civil tani Q.P.D në Gjakovë, me të dhënat e rrejshme të vërtetuara nga i pandehuri me datën 12.05.2016 të pajiset me dokumente personale si Letërnjoftim, ndërsa me datën 16.05.2016 me Pasaportë dhe me Patentë Shofer”.

Gjykata njofton se,  pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

KosovaNewss 22/05/2023 22/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Gërvalla viziton Kalludrën, përcjell nga afër gërmimet për varrezën e dyshuar masive
13:37 -29/07/2026
Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal
13:07 -29/07/2026
Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur
12:41 -29/07/2026
Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”
12:14 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?