Një rrahje mes katër personave të gjinisë mashkullore ka ndodhur në Bjeshkën e Vokshit në Deçan, me ç’rast të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës njofton se deri të rrahja ka ardhë si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit).
Të njëjtit pas pranimit të ndihmës mjekësore, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./Kosovanews/
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Bjeshka e Vokshit, Deçan 04.07.2022 – 08:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit) katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


