Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili përderisa ka qenë në stacion policor ka kanosur një zyrtar, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën në stacionin policor Jugu në Prishtinë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.


