KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i LPRK-së shpjegon pse Kurti e shkarkoi zëvendësministrin
Politikë

Kryetari i LPRK-së shpjegon pse Kurti e shkarkoi zëvendësministrin

Kosova News
Kosova News 21:44 -04/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Erghan Galushi, kryetari i LPRK-së, ka treguar në një status në Facebook se si erdhi deri te shkarkimi i Sejnur Veshall nga pozita e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit. Ky i fundit, pas shkarkimit, tha se vendimi i shefit të Qeverisë erdhi pasi këtë kërkesë e kishte bërë partia së cilës i takon.

Galushi, në një status të gjatë, thotë se Veshall ka dashur vetë të largohet nga posti, për shkak të veprimeve të tij.

Ky është statusi i plotë:

SQARIM

Vendimmarrja e subjektit politik LPRK, për largimin nga detyra e zëvendësministrit të MKRS-së, z. Sejnur Veshall, ka qenë pikërisht për shkak të neglizhimit total për bashkëpunim me vetë kryesinë e partisë si dhe kryetarin e saj.

Në fakt, për një çështje të këtillë, u pata dorëhequr edhe vetë nga pozita e zëvendësministrit, në kohën kur kam përfaqësuar subjektin tjetër politik nga radhët e komunitetit rom. Pra, nuk kishte bashkëpunim.

Prandaj, një gjë të këtillë, nuk kam mundur ta toleroja në partinë ku vetë jam kryetar i saj, edhe pse pas shumë vërejtjeve që i kam bërë në drejtim të ish zëvendësministrit, z. Sejnur Veshall, por fatkeqësisht të gjitha rezultuan me neglizhim të plotë nga vetë ai, pothuajse pas çdo diskutimi që e kemi pasur tash e disa muaj!

Prandaj, lirisht mund të them se, z.Veshall vetë me veprimet e tij ka dashur largimin e tij!

U befasova me shkrimin e tij në rrjetin social FB që kinse për shkak të çështjeve personale e pasna kërkuar largimin e tij!

Asnjëherë!

Sejnurin, e njoh që nga fëmijëria, kur dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi çfarëdo inati personal. Po të ishte ashtu, kur dhe asnjëherë nuk  e kisha marr mundin ta delegoj për pozitën të cilën tashmë është shkarkuar.

Me marrjen e këtij vendimi, kryesia e subjektit politik LPRK, dhe unë si kryetar i saj, kurrë dhe asnjëherë nuk kemi thënë qe ta largojmë nga partia në përgjithësi.

Çfarëdo vendimi i tij është i mirëseardhur për subjektin tonë politik, LPRK.

Çfarëdo e thënë tjetër për largimin e tij në drejtim të subjektit politik LPRK, dhe meje si kryetar të saj, e them me përgjegjësi të plotë që është një dezinformatë e madhe.

Për informimin tuaj, kushdo që do ta zëvendësoj ish zv.ministrin e MKRS-së, z. Veshall, ju garantoj që do të jetë personi i cili po ashtu ka kontribuar më shumë se njëzet vite në promovimin e kulturës rome dhe jo vetëm.

Kultura është rezistenca unike e komunitetit rom.

Do të ishte e dhimbshme që ajo të varët vetëm nga promovimi i një individi!

Me respekt,

Kryetari i Subjektit Politik – LPRK

Erxhan Galushi

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

TAGGED: arsyeja, reagimi, shkarkimi
Kosova News 04/07/2022 04/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Protestojnë nesër bizneset e vogla para Komunës së Prishtinës
09:09 -22/06/2025
SHBA-ja godet tri objekte bërthamore në Iran, Teherani paralajmëron për pasoja
09:07 -22/06/2025
Moti sot me diell, pjeserisht i vranët
08:17 -22/06/2025
Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore
00:02 -22/06/2025
Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?