Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba e ka publikuar një VIDEO nga një ndjejë, e që rezulton të jenë familjarë e persona të afërt me PDK-në, që kanë mbajtur e mbajnë ende poste të larta në burgjet e Kosovës, në Polici etj.
Këtë që ka postuar në rrjetin social Facebook, Zyba e ka emëruar – Rubrika “Lajmet që nuk jepen”.
“Darkë me mish e muzikë në Odën e Naser Thaqit, Drejtor për Siguri në Burgun e Sigurisë së Lartë”, ka shkruar Zyba, ndërsa aty shihet edhe ish deputeti i PDK-ë, Azem Syla.
Në VIDEO, në krahun e majtë të Sylës shihet polici Nexhmi Krasniqi, i cili sipas përshkrimit është i pari që ka deklaruar se aktivisti i VV-së, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.
Në tavolinën e madhe të mbushur me mish e pije, shihet duke ngrënë edhe Rasim Selmani, i cili ka mbajtur pozita të larta në burgjet e Kosovës dhe së fundi pati aplikuar për Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve të Kosovës.
Për këtë zyrtar KosovaNews kohë më parë ka publikuar një hulumtim, ku faktohen shkeljet e shumta që ka bërë Selmanaj gjatë ushtrimit të pozitave të larta në burgje.
LEXO edhe:
Në VIDEO të publikuar nga deputeti Zyba, shihet edhe Idriz Shabani – zv.Drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë, e që sipas përshkrimit është vëllau i deputetit të PDK-së, Isak Shabani.
Më tutje është edhe Burim Buleshkaj, ish- ushtrues detyrei Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, por që është shkarkuar nga puna para tre muajsh për shkak të shkeljeve në rastin Dehari.
Në përshkrim thuhet se Buleshkaj është zyrtari që ka bartur kamerat e sigurisë nga Prizreni në Prishtinë në rastin e Astrit Deharit.
LEXO edhe:


