KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani priti përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë: Serbia ka përgjegjësi për krimet seksuale ndaj grave në Kosovë
Politikë

Osmani priti përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë: Serbia ka përgjegjësi për krimet seksuale ndaj grave në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 16:46 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot një grup të Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequra nga Chantal Soucy, kryetare e Rrjetit të Grave Parlamentare, njëherësh nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të Kebekut në Kanada.

Presidentja Osmani i uroi Soucy 120-vjetorin e themelimit të Rrjetit të Grave parlamentare brenda Organizatës së Frankofonisë dhe shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin të cilin kjo organizatë e ka dhënë në kultivimin dhe promovimin e vlerave frankofone nëpër botë.

Kosova si anëtare e kësaj organizate është aktive në promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me vendet anëtare të Frankofonisë dhe kultivimin e vlerave të përbashkëta, të cilat i promovon kjo organizatë.

Ajo po ashtu shprehu kënaqësinë që, si pjesë e bashkëpunimit të shkëlqyer, të cilin institucionet e vendit tonë e kanë me këtë organizatë, sot në Kuvendin e Republikës po mbahet Seminari parlamentar i këtij rrjeti.

Presidentja dhe delegacioni i Rrjetit të grave të Asamblesë Parlamentare diskutuan edhe për kujdesin të cilin institucionet e Kosovës po e tregojnë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe përpjekjet që, krahas përkrahjes, të sigurohet edhe drejtësi për to.

“Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krimet e kryera në Kosovë, përfshirë edhe krimet seksuale ndaj grave”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja e njoftoi Soucy edhe me përgatitjet për Forumin për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, i cili sivjet do të mbahet për herë të dytë dhe e ftoi atë dhe gratë parlamentare te Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që të marrin pjesë në të.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha Presidentja, “shërben si instrument i rëndësishëm për promovimin e të drejtave të grave dhe përparimin e mëtejmë të pozitës së tyre në shoqëri dhe pjesëmarrje më të lartë në jetën institucionale”.

“Soucy u shpreh e lumtur për vizitën dhe theksoi se do të vazhdojë të punojë për promovimin e mëtejmë të lirive dhe të drejtave të grave”, thuhet në njoftimin e presidences.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

KosovaNewss 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?