Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e dy personave në orët e para të së shtunës në veri të Mitrovicës.
Në raportin e saj 24-orësh Policia ka njoftuar se si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 31 gëzhoja të armës së zjarrit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Qika Jovina”, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në hetime nga policia.


