KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Potenciali ekonomik i Kosovës prezantohet në Itali
Ekonomi

Potenciali ekonomik i Kosovës prezantohet në Itali

Kosova News
Kosova News 22:30 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Agjencinë e Tregtisë dhe Investimeve të Italisë, ka organizuar prezantimin e potencialit ekonomik të Kosovës në Itali dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik.

KosovaCountryPresentation u mbajt në selinë qendrore të Agjencisë së Tregtisë dhe Investimeve të Italisë në Romë – “ICE”, me ç’rast përfaqësuesit qeveritarë, ata të sektorit privat, asociacionet dhe bizneset prezantuan potencialin ekonomik dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Hapja e kësaj ngjarje u bë nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, dhe nënsekretarja e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Maria Tripodi. Po ashtu, përmes një mesazhi këtë ngjarje e përshëndeti zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antoni Tajani. Përfaqësuesit nga të dyja qeveritë folën për të përbashkëtat e dy vendeve dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Zëvendësministrja Gashi, në fjalën e saj, theksoi: “Kosova, me zhvillimin e saj të fundit, po bëhet gjithnjë e më e favorshme për investime në Evropën Juglindore, me popullsinë më të re në Evropë dhe një ekonomi me mundësi të rritjes së vazhdueshme. Pozicioni ynë gjeografik bën që Kosova të jetë një vend i favorshëm për qëndrime afër, energji të rinovueshme, me një potencial për ta transformuar atë në një qendër transporti që lidh Lindjen dhe Perëndimin”.

Po ashtu, palët nga të dyja shtetet diskutuan për mundësitë e partneritetit ekonomik dypalësh në mes të Kosovës dhe Italisë. Përfaqësuesit e të dyja vendeve potencuan rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve miqësore në fushat me interes reciprok, veçanërisht sa i përket bashkëpunimit ekonomik e tregtar, dhe në fushën e teknologjisë së informacionit, me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer që Kosova ka me Italinë.

Në përmbyllje të kësaj ngjarjeje, të pranishmëve iu drejtuan edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, znj.Lendita Haxhitasimi, dhe ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello de Riu. Ata i falënderuan të pranishmit, duke i informuar në lidhje me forumin ekonomik që pritet të mbahet në Prishtinë.

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendësministrja, Gashi, përbëhej nga përfaqësues të Presidencës, të Qeverisë, nga sektori privat, si dhe nga përfaqësues të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës, nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës, si dhe Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve – Esnaf në Prizren.

Gjithashtu lexoni:

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kosova News 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?