Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Klinë.
Nga këto të shtëna, raportohet të kenë mbetur të plagosur dy persona në sheshin “Faruk Elezi”, në Klinë.
Siç mëson Klina.info të dyshuarit janë kacafytur njëri me tjetrin, mē pas njëri ka përdorur thikën dhe tjetri revolen.
Nga lëndimet që kanë marrë të dy janē dërguar në Spitalin e Pejës.


