KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shefja e USAID-it, Samantha Power: Politikanët duhet të marrin vendime të vështira në Kosovë
Politikë

Shefja e USAID-it, Samantha Power: Politikanët duhet të marrin vendime të vështira në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:43 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, zhvilloi një shëtitje me një grup të rinjësh në parkun Gërmia në Prishtinë.

Ajo tha se politikanët në Kosovë dhe Serbi duhet të marrin vendime të vështira për krijimin e perspektivës për të rinjtë.

“Sapo përfundova një ecje e mrekullueshme me të rinj të mrekullueshëm që sjellin histori vërtet të ndryshme, perspektiva vërtet të ndryshme, vijnë nga komunitete të ndryshme këtu në Kosovë, por ndajnë dëshirën për të parë njerëzimin e përbashkët tek të gjithë. Këta janë të rinj që përpiqen, për shembull, nëse ata jetojnë në Prishtinë vizitojnë Mitrovicën e Veriut, nëse jetojnë në Mitrovicën e Veriut ata vijnë dhe sigurohen që po ndërveprojnë me të rinjtë që kanë ëndrra dhe ambicie, që duan të bëjnë punë të mira, dhe të ndërtojnë dhe krijojnë gjëra të mrekullueshme këtu në Kosovë”, tha ajo.

Shefja e USAID-it tha se të rinjtë në Kosovë dhe Serbi nuk duhet t’i pengojë dhe ndalojë historia për të arritur potencialin e tyre.

“Sigurisht që po flitet shumë për politikën, dhe unë jam këtu dhe do të takohemi me kryeministrin e Kosovës dhe presidenten e Kosovës, dhe sigurisht do të zhytemi në bisedat për marrëveshjet politike, zbatimin, dhe të gjitha këto. Por është vërtet e rëndësishme ta kthejmë në atë që ka më shumë rëndësi, që është krijimi i një bote për brezin e ardhshëm, dhe brezin pas kësaj, që është më paqësore dhe më e begatë se bota në të cilën jetojmë tani. Janë këta të rinj që më japin shpresë, por edhe këta të rinj që vërtet duan normalitet në jetën e tyre, duan liritë themelore, dinjitetin bazë, dhe unë vërtet i admiroj sepse kërkojnë të vërteta të vështira, njohin perspektivën e të tjerëve dhe ata nuk duan të lejojnë që historia t’i pengojë ata dhe t’i ndalojë ata të arrijnë potencialin e tyre. Kështu që unë jam vërtet e frymëzuar nga këto diskutime. Shpresoj që politikanët kudo që janë të mund të marrin vendime të vështira duke pasur parasysh të rinjtë si këta”, theksoi Power.

Power: Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të çojë në njohje të ndërsjellë

Administratorja Power gjatë ditës do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast do të bëjnë edhe shpalljen e ankandit të parë të energjisë diellore në vend.

Gjithashtu, ajo do të vizitojë edhe Manastirin e Graçanicës për të mësuar më shumë rreth trashëgimisë dhe historisë kulturore.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

KosovaNewss 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
09:18 -04/08/2026
Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë
08:55 -04/08/2026
Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën
08:50 -04/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?