KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 5 mijë euro gjobë ndaj zyrtarit të Fushë-Kosovës i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar
Siguri

5 mijë euro gjobë ndaj zyrtarit të Fushë-Kosovës i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

KosovaNewss
KosovaNewss 10:28 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Latif Ibrahimi, duke e dënuar me 5 mijë euro gjobë për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Ibrahimi, u shpall të premten, nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Ibrahimi u dënua me 6 muaj burgim, por me pëlqimin e tij, dënimi me burgim iu zëvendësua me 5 mijë euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet që t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 100 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

Pala e pakënaqur, ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

Sipas aktakuzës së ngritur më 1 korrik 2020, Latif Ibrahimi akuzohet se më 3 dhjetor 2017, në zyrën e Gjendjes Civile në Fushë-Kosovë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në cilësinë e personit zyrtar të Gjendjes Civile, në regjistër ka shënuar të dhëna të rreme, me qëllim që të pandehurit Marjan Veljiçkoviq t’ia mundësojë marrjen e dokumenteve personale të Republikës së Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.

Tutje, sipas aktakuzës Ibrahimi ka bërë ndërhyrje në sistemin elektronik të Gjendjes Civile, duke përdorur të dhënat personale të Marjan Veliçkoviq, ashtu që ka bërë rishkrimin e lindjes respektivisht gjenerimin e numrit personal të dëshmitarit, kjo duke shtuar shkronjën “J” në mbiemrin e të njëjtit dhe të prindërve të tij – Veljiçkoviq.

Në aktakuzë, thuhet se me ndryshmin e tillë në sistemin elektronik të gjendjes civile, automatikisht është gjeneruar numër i ri personal për të pandehurin Marjan Veljiçkoviq, por të dhënat e tjera kanë mbetur të njëjta me ato të dëshmitarit, me të cilin rast të pandehurit Marjan Veljiçkoviq i është mundësuar të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni  434, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme deri në 5 vite burgim.

Gjithashtu lexoni:

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

KosovaNewss 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?