KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Xhandarët e EULEX-it nderohen me Medaljen e Shërbimit në Kosovë, merr pjesë edhe ministri Sveçla
Siguri

Xhandarët e EULEX-it nderohen me Medaljen e Shërbimit në Kosovë, merr pjesë edhe ministri Sveçla

KosovaNewss
KosovaNewss 16:37 -11/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Xhandarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it u nderuan me Medaljen e Shërbimit në CSDP në prani të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së

24 xhandarë italianë dhe 10 lituanezë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) morën medaljen për shërbim në Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP), e cila jepet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për të gjitha gratë dhe burrat të merituar që shërbejnë në misione të ndryshme të CSDP-së në mbarë botën.

Ceremonia për ndarjen e medaljeve për shërbim u organizua nga Shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark në selinë e këtin Misioni në Prishtinë, në prani të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së, Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Burime të Policisë së Kosovës, Dejan Jankovic, Komandantit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, Kolonel Ruggiero Capodivento, si dhe përfaqësuesve të organizatave të tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe mysafirëve të tjerë.

Në fjalimin e tij kryesor, Shefi i EULEX-it i falënderoi Italinë dhe Lituaninë për ofrimin e disa prej policëve më të mirë për këtë zbarkim. “Prania e tyre sot këtu demonstron gatishmërinë tuaj për ta mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, tha Wigemark, duke shtuar: “Do të gaboja sikur të mos e falënderoja Poloninë për kontributin e saj të përhershëm në Njësinë e Policore të Specializuar të EULEX-it. Kontigjenti nga Polonia që shërben për shumë vite në Kosovë është një kujtesë e përditshme e përkushtimit të vendit tuaj për sigurinë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë”.

Wigemark e vlerësoi kontributin e NJPSR-së për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, veçanërisht gjatë një sërë momentesh të rëndësishme, pikërisht në veri të Kosovës në fund të vitit 2022.

“Angazhimi dhe profesionalizmi juaj, dëshmitar i të cilit kam qenë edhe vetë në shumë raste, kanë bërë një ndryshim të vërtetë, ndërsa shërbimi juaj është një dëshmi e vlerave të paqes, sigurisë dhe drejtësisë. Të shërbesh në një mision të CSDP-së siç është EULEX-i kërkon guxim, qëndrueshmëri dhe përkushtim. Ju e keni përmbushur mandatin tuaj me nder dhe profesionalizëm, në një mjedis sfidues larg familjeve, miqve dhe njerëzve tuaj të dashur”, tha Wigemark.

Xhandarët e shpërblyer janë pjesë e NJPSR-së të siguruar nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë (EUROGENDFOR). Ata zbarkuan përkohësisht në Kosovë në nëntor 2022 me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it.

NJPSR përbëhet nga 24 xhandarë nga Karabinieria italiane dhe 10 xhandarë lituanezë dhe ka punuar krah për krah me NJPS-në e EULEX-it, e cila aktualisht përbëhet nga 101 policë të dërguar nga Polonia.

NJPS-ja e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, që është pjesë e një mekanizmi tre nivelësh të reagusve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti kurse NATO/KFOR-i është i treti. Qëllimi kryesor i saj është që ta mbështesë stabilitetin e Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Nga data 14 mars deri më 15 korrik 2022, EULEX-i e përforcoi përkohësisht NJPS-në e tij me një Njësi Rezervë prej 70 xhandarësh nga Portugalia dhe Franca e siguruar nga EUROGENDFOR.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

KosovaNewss 11/05/2023 11/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?