KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çmimet e konsumit u rritën për 6.3% në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar
Ekonomi

Çmimet e konsumit u rritën për 6.3% në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar

Kosova News
Kosova News 16:10 -11/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin prill 2023.

Sipas këtij publikimi norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2023 me muajin prill 2022 ishte 6.3%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6.3% në muajin prill 2023, krahasuar me muajin prill 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet etj. (18.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (17.3%); qumësht, djathë dhe vezë (16.6%); prodhime ushqimore (13.9%); shërbime për transport (13.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokolatë dhe ëmbëlsira (12.8%); mish (12.4%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (11.8%); bukë dhe drithëra (11.7%); peshq (10.0%); kujdes personal (8.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (8.0%); shërbime hoteliere (7.9%); kafe, çaj dhe kakao (7.9%); këpucë (7.8%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7.2%); pije alkoolike (6.8%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.8%); pemë (6.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.0%); perime (5.1%); duhan (5.0%); blerje e automjeteve (3.2%); rekreacion dhe kulturë (2.8%); dhe veshje (1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6.9%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa rënie e çmimeve thuhet se është vërejtur te grupet dhe nëngrupet: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me -0.6%, me një ndikim prej -0.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa thuhet se inflacioni mujor i matur nga IHÇK-ja ishte 0.3% në muajin prill 2023, krahasuar me muajin mars të këtij viti.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0.3% në muajin prill 2023, krahasuar me muajin mars 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: pajisje telefonike dhe të telefaksit (27.2%); shërbime për transport (5.6%); veshje dhe këpucë (1.5%); pije alkoolike (1.5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); dhe pemë (0.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet të grupet dhe nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë me -1.4%, dhe perimet me -0.6%, me një ndikim prej -0.1% në IHÇK.

Gjithashtu lexoni:

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kosova News 11/05/2023 11/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?