Të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë iu vazhdua masa e paraburgimit.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, ka njoftuar se të dyshuarit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
Më 14 prill, U.H dyshohet se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka vrarë nënën e tij.
Pas rastit tragjik, prokurorja Sahide Gashi ka thënë se kanë siguruar dëshmitarë okularë dhe se i dyshuari nuk mund të fliste.
Vrasja e 58-vjeçares kishte tronditur vendin dhe kishte nxitur reagime të shumta. E nga shoqëria civile kanë kërkuar që të bëhet më shumë për mbrojtjen e grave.


