Pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, është pritur edhe nga kryeministri i vendit Albin Kurti, raporton KosovaNews.
Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë.
Kryediplomati kroat sot në mëngjes është takuar edhe me ministren Donika Gërvalla, i cili pas takimit përshëndeti marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për të pagjeturit si dhe potencoi se modeli kroat i Asociacionit është i bazuar në Kushtetutë dhe mund të shërbejë si shembull për Kosovën.





