KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj e mbron Kurtin për Asociacionin: Është e keqe e trashëguar, na ka mbetur në derë
Politikë

Haradinaj e mbron Kurtin për Asociacionin: Është e keqe e trashëguar, na ka mbetur në derë

Kosova News
Kosova News 22:38 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, në lidhje me presionin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Asociacioni është trashëguar nga qeveritë e kaluara, dhe se tash është obligim ndërkombëtar, që Kosova nuk mund ta mënjanojë.

“E kemi një të keqe të trashëgume. Na ka mbet në derë. I ka mbet Kosovës. Është trashëgu nga paraardhësit tonë. Institucionet tona kanë marrë obligim ndërkombëtar për Asociacionin. E kemi, nuk ka dilema”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për Komisionin Menaxhues për Asociacionin, i cili tha se marrëveshja e vitit 2015, ka obliguar që ky komision të përbëhet nga persona të nacionalitetit serb.

“Nuk ka vendosur Qeveria Kurti, apo Haradinaj, që komisioni të përbëhet prej serbëve. Ka vendos marrëveshja shumëpalëshe Kosovë – Serbi dhe ndërmjetësit e BE-së”, ka thënë ai.Reklama

Ai u shpreh se ka qenë e pritshme që Asociacioni i propozuar nga ai komision, të mos pranohej nga Kosova.

“Është e pritshme që me konsumu njëherë produktin e këtij komisioni, që nuk është produkt i Kurtit, por i marrëveshjes 2015. Nuk besoj as amerikanët që kanë pritur befasi, që kanë pritur prej serbëve të shkruajnë Asociacion që na pëlqen”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka thënë se ai dhe partia e tij, nuk ka kontribuuar për këtë marrëveshje, përkundrazi ai i ka përmendur protestat që ka marrë pjesë kundër Asociacionit.

“Kam protestu kundër Asociaiconit, ai presioni me protesta, ka rezultu, që gjykata na ka nxjerrë prej rrugëve. E kam ndihmu Kosovën kur e kam kundërshtu Asociacionin. Nuk kam asnjë hise në Asociacion, asnjë hise asnjë ndihmë. Është e keqe e trashëgume. A po ankohemi për Gjykatën Speciale, por e kemi bërë vetë. Situata nuk është ndryshe, dikush e ka marrë obligim, sikur me Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, i ka bërë disa gabime sa i përket komunave veriore dhe dialogut.

Sipas tij, Kurti nuk e ka studiuar mirë pozicionin e Kosovës, në lidhje me tabelat e veturave për veriun.

Haradinaj tha se nëse formohet,Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë

Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

Kosova News 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN
22:56 -07/06/2026
KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%
22:47 -07/06/2026
Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë
22:14 -07/06/2026
Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati
22:12 -07/06/2026
Kosova e moposht me lehtësi Andorrën
21:59 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?